Ka nji numer te mire te aplikacioneve pa pagese qe sherbejne per produksion muzikor e qe mund te perdoren ne edukim e arsim. TRACKTION WAVEFORM 11 e BANDLAB CAKEWALK jane aplikacione te tilla qe ofrojne te gjitha funksionet pa pagese dhe jane kompatibile e perkrahin vegla e shtojca te nivelit profesional. ARDOUR e LMMS, ofrohen si open source aplikacione e ka edhe aso qe punojne perbrenda internet browsereve (si p.s.h. BANDLAB, SOUNDBRIDGE e OHMSTUDIO) kurse edhe prodhuesit komercial ofrojne variante pa pagese te aplikacioneve te tyre por me limitime te caktuara ne funksionalitet (CUBASE LE, ABELTON LIVE Lite, PROTOOLS First, STUDIO ONE, etj )
Kam pa qe ne programet edukative e ne ligjerimet qe i bajne koleget gjate procesit mesimor te perdoren kryesisht aplikacione komerciale, disa prej te cilave jane shume te shtrejta qe per nxenes e studenta e familjet e tyne mundet me qene ngarkese e madhe financiare e zor e perballueshme. Me ndryshime te vogla ne program mesimor e perditesim te vazhdueshem te tij munden lehte me u fute aplikacionet pa pagese qe se paku ne aspektin edukativ munden me kry funskionin nisoj mire - per ma teper, realisht ato edhe ne aspektin e perdorimit profesional e kryejne funksionin nisoj mire e ne nivel te njejte me aplikacionet komerciale.
Perparesite e futjes se OPEN SOURCE dhe FREEMIUM aplikacioneve jane te shumta. Perpos lehtesimit financiar te studentit keto aplikacione perditesohen lehte dhe rregullisht, kane plot materialet edukative qe plotesohen vazhdimisht nga publikuesi por edhe nga komuniteti qe aktivisht merr pjese ne zhvillim e perhapjen e aplikacionit. Komuniteti poashtu vazhdimisht krijon forume e webfaqe ku shkembehen pervojat e njohurite e reja dhe ku diskutohen aspekte te ndryshme te punes me aplikacion - gje qe zhvillon sensin e komuniteti tek studenti dhe kalite aftesite e tij per komunikim e bashkepunim ne nji dimenzion shume ma te gjane se ai i cili i ofrohet ne shkolle a fakultet. Perparesia tjeter e madhe osht qe keto aplikacione zhvillojne 'marketplace'-at me qellim te gjenerimit te fitimit per publikuesit e freemium aplikacioneve dhe te atyne qe zhvillojne materiale edukative, shtojca, e te tjera. Me nji fjale, studenti i talentum qe e perveteson mire aplikacionin dhe qe shfrytezon kreativitetin ne menyre produktive ka mundesi qe poashtu te gjeneroje fitim per veti.
Tjetra perparesi, e cila osht vetevidente - minimizohet ose evitohet nevoja per perdorim te aplikacioneve ilegale te cilat pervec rrezikut nga ndeshkimi poashtu cungojne shtrirjen kreative e bashkepunimin. Kam pa e degju per pedagog qe insistojne qe te perdoren aplikacionet ilegale ne proces mesimor e bile edhe aso qe e vleresojne studentin ne baze te aftesise se tije per me e thy mbrojtjen (crack) e sigurise se software-it ilegal tue perdor vegla per kete pune qe shkarkohen nga webfaqe te dyshimta ne internet e qe potencialisht permbajne viruse e mallware. Osht e pakuptimte kjo, fillimisht per faktin qe te studenti stimulohet veprimtaria ilegale e korruptive e poashtu rrezikohet siguria e tij ne shume aspekte, kurse per insitimin e futjes aplikacioneve ilegale brenda sistemi te edukimit e arsimit nuk du as me fole - nuk ka asnji gja te mire me u thane per karakterin, vetdijen e ndergjegjjen e ketyne pedagogeve e kolegeve.
Po i postoj ketu disa linqe qe jane relevante me temen: https://www.tracktion.com/products/waveform-free
https://www.bandlab.com/products/cakewalk
https://my.avid.com/get/pro-tools-first
https://new.steinberg.net/cubase/le/
https://www.ableton.com/en/products/live-lite/
https://shop.presonus.com/Studio-One-4-Prime