Puna me orchestools instrumentet dhe pergatitja e materialeve per kete forum me ka ballafaqu me problemin e madh te mungese se terminologjise bashkekohore per sa i perket arsimimit e edukimit muzikor dhe teknologjive e trendeve te reja qe perdoren sot. Na duhet gjithsesi me punu ne kete drejtim. Nuk po them se duhet domosdo me i 'kriju' termet origjinale ne shqip per te gjitha termet e emertimet qe sot perdoren ne edukim, arsim, industri e prodhimtari - por se paku ato qe mundemi e ka kuptim me i perkthy ne shqip t'i perkthejme kurse ato qe mendojme se duhen me u perdor ne origjinal, per shkak te prakticitetit ose per shkak se tashma jane etablu si standarde dhe nuk ka kuptim e as leverdi me i perkthy, - ne nji menyre me i 'oficializu' qe mos te krijohen nenvariante te tyre e te evitohen keqkuptimet e komplikimet e panevojshme. Si mendoni?
Iliri.
Pershendetje Bashkim faleminderit per komentin. Pajtohem me ty per sa i perket futjes oficiale se termeve ne fjalor. Por ne rastin e vendit ku jeton ti jam i sigurte se propozimet e diskutimet bahen nga individe e grupe qe merren profesionalisht ose jane entuziaste te lamise se caktume. Jo domosdo duhet me i pa te gjitha brenda dimenzioneve institucionale e oficiele. Na duhet gjithsesi me e fillu biseden e debatin per terminologjine profesionale dhe problemet e zgjidhjet e nevojshme sepse situata osht e tille qe ne tekste shkollore e proces mesimor ka vazhdimisht probleme, keqkuptime e shpesh edhe keqinterpretime - keto jane shume problematike sepse kane t'bajne me pergatitjen e nji te riu per jete, e nese kjo nuk bahet si duhet atehere bjen ndesh me qellimin themelor te arsimimit e edukimit. Mandej, besoj je i vetdijshem qe ne kosove akademia e shkencave e arteve, e cilido organizim tjeter institucional nuk tregon as interesim e as seriozitet ne marrjen me keto cashtje - sidomos nese i krahason ne raport me institucionet simotra te tyne ne Suedi, per shembull. Por, edhe sikur t'ishin aktiv e t'punojshin a nuk osht e udhes qe profesionistet, pedagoget, entuziastet e qytetaret te tregojne intereseim per edukimin e arsimimin e mire e gjenerates se re? Ishte dashte na me qene vazhdimisht e vullnetarisht aktiv e te interesum... shume ma shume se sa qe realisht jemi - besoj! Shume e keqe o' gjendja e shkollave ne kosove, ma merr mendja qe nuk kemi kohe me prite per ndryshime nga 'nalte' por duhemi me qene aktiv e te ndergjegjshem... se paku mundemi me fole e diskutu, me propozu qysh me ja ba me e permiresu...
te fala.
Kjo iniciativë është shumë e qëlluar Ilir por këtë pëgjegjësi duhet ta merrë Akademia e Shkencave apo ndonjë këshill në kuadër të kësaj Akademie e cila do ta përditësonte gjuhën shqipe me fjalë të reja cdo vit apo edhe ato që thuani ju të huazuarara nga gjuhë të huaja por te "oficializuara" në gjuhën shqipe. Kjo nuk ta bëj vetëm me ata persona të cilët merrn në mënyrë profesionale me programe të ndryshme por kjo gjuhë nevojitet në të gjitha nivelet shkollore që nga shkollimi fillor e deri tek ai i lartë unversitar sepse tash e tutje do të përdoren platforma të ndryshme mësimore edhe në Kosovë.
Du ta marr vetëm një shembull të thjeshtë nga vendi ku unë jetoj Sudia. Këtu për cdo vit në kuadër të Institutit të gjuhës është një këshill i gjuhës i cili i pranon gjatë gjithë vitit fjalë të reja te cilat janë përdorur ma së shumti gjatë një viti aktual dhe nga ato fjalë i përzgjgjedh disa fjalë dhe i fut në fjalorin e gjuhës Suedeze.