ORCHESTOOLS instrumentet dhe ne pergjithesi aplikacionet audio muzikore ne windows punojne me se miri me ASIO (Audio Stream Imput Output) driver per shkak se ky siguron casje me vonese minimale ne gjenerimin/procesimin e audio sinjalit dhe me kete mundson punen ne kohe reale dhe me vonese minimale e te padetektueshme per veshin e njeriut. Pothujse te gjitha audio kartelat moderne kane ASIO driver-at perkates por keto kartela jane zakonisht opcionale, me fjale te tjera duhet te blihen enkas e krahas kompjuterit dhe nenkuptojne shpenzim shtese. Fatmiresisht pothujse te gjithe kompjuteret e prodhuar pas vitit 2000 permbajne ne pllaken ame audio kartelen e integruar kualiteti dhe kapaciteti i te cilave eshte gjithnji ne rritje gjenerate pas gjenerate e sot plot nga ato u afrohen paisjeve profesionale si i perket mundesive e prakticitetit. Mirepo ne rrafshin e gjenerimit e procesimit te audio sinjalit per aplikacionet audio muzikore audio kartelat e integruara nuk kishin zgjidhje per latence/vonese minimale. Vetem pas paraqitjes se WASAPI tehcnologjise se audios, qe u lajmerua se pari ne windows vista kurse tash eshte pjese integrale e qendrore e windows 10, audio ka latence mjaft te vogel qe mundeson perdorimin i ketij driveri ne audio aplikacionet muzikore - DAW, Digital Audio Workstations, (ky eshte emertimi i perhapur i kategorise se ketyre aplikacioneve). Fatmiresisht fale punes vullnetare e OpenSource ideologjise sot eshte e mundur qe edhe me audio kartelat e integruara ne pllaken ame te kompjuterit te arrihet nivel i kenaqshem e produktiv i punes me DAW edhe nese kompjuteri yt nuk eshte i gjenerates se re dhe nese nuk ke audio kartele te dedikuar profesionale interne apo eksterne. Nji driver i tille eshte ASIO4ALL (http://www.asio4all.org/)
ASIO4ALL eshte driver universal per te gjitha WDM (Windows Driver Model) kartelat e integruara qe mundeson perdorimin e tyre ne DAW aplikacionet. Ne shumicen e rasteve mundeson latence shume te vogel qe nenkupton incizimin dhe reprodukimin e audio materialeve ne kohe reale dhe ne menyre simultane, mundeson lujtjen ne kohe reale te instrumenteve virtuale pa latence - natyrisht, ne raport me fuqine procesuese te kompjuterit qe e posedon. Ne shumicen e madhe te rasteve rezultati osht i kenaqshem edhe ne konfiguracione te vjetra desktopesh e laptopesh ku mundeson gjenerimin simultan te audio kanaleve e instrumenteve virtuale ne kohe reale - pa shume probleme! Une e kam testu ne nji Xeon 4berthamesh te 2009tes qe ka vetem 4GB RAM dhe realtek kartele te integrume te asaj kohe - pa problem i reprodukon 8+ audio kanale paralelisht me 4+ instrumente virtuale dhe incizimin e tyne paralelisht, Poashtu e kam testu ne dy laptop te gjeneratave ma te vjetra (2011 dhe 2015 - Core2Duo dhe i3) me rezultat te njejte. Nese nuk ke audio kartele te dedikuar por don me e perdor audio kartelen e integruar atehere ta rekomandoj gjithsesi instalimin e ASIO4ALL (http://www.asio4all.org/) driverit!
Instalimi eshte i thjeshte dhe funksionon menjihere pa nevoje restartimi te sistemit. Udhezimet jane ne webfaqen e sajtit e perdorimi eshte i lehte. Pas instalimit ja caktoni ASIO4ALL driverin DAW aplikacionit qe e perdorni (ABELTON, WAVEFORM, CUBASE, STUDIOONE...)
Ban muzike e <3
linqe :
ASIO4ALL www.asio4all.org
WAVEFORM www.tracktion.com
WAVEFORM TUTORIALS https://www.tracktion.com/training/videos