Sot, permes paisjeve elektronike mobile osht mundesu dokumentimi e regjistrimi i fenomeneve te peritshmenise ne audio e video me perpikshmeni e rezolucione te kualitetit e nivelit qe deri para disa viteve ka qene kryesisht e pershkrume permes filmave fantastiko-shkencor. Shumica e telefoneve mobil te gjeneratave te reja kane mundesi me regjistru audio e video me kualitet te nalte e kohezgjatje te bollshme per cfardo projekti a nevoje! Poashtu lehtesia e komunikimit dhe bashkepunimit permes internetit ka hap mundesi te reja per projekte ne te cilat numer i madh i njerzeve bashkepunojne dhe bashkojne idete, punen, forcat e dijen per krijimin e resurseve qe kane te bajne me te miren e pergjithsme dhe me perhapjen e ideve qe e kane per qellim te miren e pergjithshme!
Krijimi i nje librarie publike te incizimeve te fenomeneve akustike nga perditshmenia kishte me qene resurs i dobishem ne shume dimensione dhe, besoj, platforme e mire per stimulimin e kreativitetit e bashkepunimit ne komunitet e ne shoqni ne pergjithesi. Casja e hapun e librarise (public domain) si ne aspektin e kontributit e si ne aspektin e shfrytezimit te saj ka me siguru mbarevajtjen e zhvillimin e vazhdueshem. Natyrisht duhet organizimi i mire i veglave e mundesive ne menyre qe casja per secilin qe deshiron me kontribu ose shfrytezu librarine me qene e lehte, praktike dhe efektive. Ne kete drejtim ka nevoje per keshilla, ide e solucione - nji bashkepunim i domosdoshem ne menyre qe ndertimi i librarise me fillu me sukses e me vazhdu!
Dobia per artistet teatral, audio e video artistet, komunitetin e filmit e ata qe deshirojne me u nis rruges se proshimit te audio permbajtjeve per industrine e lojerave, e plot e perplot situata te tjera kur kushdo mund te shfytezoje resurset e nji librarie te pasun te audio incizimeve. (Atribuimi C3.0 mundet me u imponu si licence zemergjane per perdorim, nese mendon dikush qe kjo osht e domosdoshme, por kjo osht teme per diskutim ma te gjane)
Pra, fillimisht duhet me u perpilu nji pdf dokument ku vendosen parametrat themelor per krijim te librarise: audio formatet per incizim dhe ngarkim, lokacioni online ku duhet te ngarkohen incizimet, kategorizimi dhe sortimi i tyne, informatat/metadatat e domosdoshme... e te ngjashme. Fillimisht po e marr persiper perpilimin e nji udhezuesi te thjeshte per perdorimin e IOS dhe Android paisjeve per incizim ne teren dhe konfigurimin e tyre per incizim sa ma kualitativ e sa ma te lehte. Ne nderkohe kushdo qe ka ide ne lidhje me lokacionin per ngarkim e rujtje - te lutem merr pjese e lirisht keshillo e propozo ne kete forum!
Kaq tash per tash, ...me shprese qe u pelqen ideja ju pershendes
...dhe mos pritoni e regjistrohuni ne kete forum ne menyre qe t'ju vijne notifikimet per aktivitetin qe zhvillohet ketu. (Sign in butoni ne skajin e djathte nalte kesaj faqeje)